Minuta më parë u raportua për një incident tek ura, por tani gjithçka është në kontroll.

“Jepi zë” ka biseduar me Policinë e Kosovës, të cilët thonë se zyrtarët në urë janë të sigurt.

Sipas tyre, maturantët serbë kanë festuar tek ura dhe janë larguar.

Mirëpo, konfirmohet se disa fishekzjarrë janë hedhur në pjesën ku qëndrojnë forcat e sigurisë.

Duhet theksuar se nxënësit serbë ishin nisur në drejtim të jugut, por ishin kthyer në mes të urës.