Kompania e prodhimit të pajisjeve teknologjike, Huawei, me bazë në kinë synon që të zhvillojë teknologjinë e makinave pa shoferë deri në vitin 2025.

“Qëllimi i ekipit tonë është të arrijmë makina të pasagjerëve të vërtetë pa shofer në 2025“, është kjo deklarata e Wang Jun, një nga drejtuesit e lartë të kompanisë dhe drejtuesi i projektit të ri për makinat inteligjente.

Reuters bën me dije se kjo lëvizje e kompanisë kineze bëhet në një kohë kur po përballet me sanksionet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Administrata e mëparshme e Trump e etiketoi kompaninë si një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA, por kjo gjë është mohuar nga kompania.

Huawei nuk është kompania e parë që po mundohet që të prodhojë makina pa shoferë. Edhe kompani të tjera po mundohen që të zhvillojnë këtë teknologji dhe po përshpejtohen lëvizjet.