Kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski sot tha kjo është hera e pestë që bllokohen rrugën me protesta.

“Protestojmë me një qvllim të vetëm, të shohim se për çfarë bisedojnë dyshja Zaev – Buçkovskit, për shkak se në opinion ka një konfuzion të përgjithshëm se për çfarë bisedohet. Sipas informacioneve që i marrim nga burime diplomatike në Bruksel por edhe nga Sofja zyrtare, ata bisedojnë për gjithçka për të cilën thonë se nuk bisedojnë”, tha Mickoski.

Sipas tij, bisedohet për identitetin, kulturën, gjuhën, trashëgiminë kulturore dhe luftën anti-fashiste.

“E rëndësishme është që opinioni ta dijë të vërtetën për shkak se në opinion përflitet për ndonjë marrëveshje të re me Bullgarinë”, tha Mickoski.