Hoxha i xhamisë së Shipolit, Fatmir Latifaj, është rikthyer prap në xhaminë e Shipolit, pas intervenimit të fundit të kryer në zemër.

Hoxha Fatmir Latifi, i kishte munguar xhematit të tij për disa ditë pasi që ishte duke u shëruar në Ankara të Turqisë për shkak të disa problemeve në zemër.

Rikthimin e tij e ka pritur mirë xhemati i xhamisë së Shipolit të cilët janë parë mjaftë entuziast me rikthimin e Latifit, duke e pritur këtë të fundit me krahë hapur.