Një rast i vjedhjes ka ndodhur mbrëmë në fshatin Lubizhdë të komunës së Malishevës.

Hajnat hyjnë në një shtëpi në këtë fshat dhe vodhën para dhe dukat.

Kështu të paktën po thotë pronari i shtëpisë, Fatlum Morina.

Morina tha për klankosova.tv se iu vodhën 18 mijë euro para të gatshme dhe 4 mijë e 500 euro stoli të arit.

“Hajnat kanë hyrë në shtëpi mbrëmë rreth orës 21:30. Ne nuk kemi qenë në shtëpi. Kur kemi ardhur e kemi parë shtëpinë tollovi. Ata i kanë marrë 18 mijë euro para të gatshme dhe dukat në vlerë 4 mijë e 500 euro. Rasti është raportuar edhe në polici dhe janë duke u zhvilluar edhe hetimet”.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi për rajonin e Gjakovës Nysret Gjykaj tha për klankosova.tv se janë vjedhur 18 mijë euro dhe 4 mijë euro ari.

“Me datë 2 rreth mesnatës persona të panjohur kanë hyrë në shtëpi përmes bodrumit. Ata e kanë thyer derën e bodrumit dhe janë futur në shtëpi. Personat e panjohur kanë arritur t’i marrin para në vlerë prej 18 mijë euro dhe ari në vlerë prej 4 mijë eurosh. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Për rastin është njoftuar edhe prokurori”.