Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar për detyrën e re, Gjeneralin Besnik Emini.

Kështu, për herë të parë një shqiptar emërohet komandant i komandës së bashkuar në Kumanovë.

“Urime detyrën e re Gjeneral Besnik Emini. Për herë të parë një shqiptar emërohet komandant i komandës së bashkuar në Kumanovë, komandë kjo e cila është fuqi mbajtëse e gjithë Armatës. Gjeneral Besniku në mënyrë aktive ka qenë i kyçur në proceset dhe negociatat me NATO-në deri në inkuadrimin dhe integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë aleancë,” ka shkruar më tej Grubi në postimin e tij.