Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka thënë fjalët më meritore për kryetarin aktual të Komunës së Likovës, Erkan Arifin.

Nuk bëri të ditur, nëse Erkani meriton të marrë edhe një mandat të të parit të Likovës, por tha se ai është numër një nga kryetarët komunalë të tjerë të BDI-së, për projekte të parapërgatituri, duke thënë se “duhen kuadro të tilla”.

“Jo më larg se dje dhe pardje, Komuna e Likovës është shpërblyer me dy projekte të tjera nga pushteti qendror. Dhe kjo bëhet falë bashkëpunimit të sinqertë midis autoriteteve lokale dhe atyre qendrore.

Të ju them të drejtën, juve banorëve jo vetëm të Opajës, por edhe të Likovës ju marr zili për një kryetar siç e keni te Erkan Arifi.

Nuk ka mbledhje partiake, nuk ka mbledhje me kryetar të komunave ku Erkani nuk është numër një me projekte të parapërgatitura të komunës dhe është numër një në të gjitha aplikimet në programet qeveritare. Kështu që të lumtë. Na duhen kuadro të tilla”, tha Grubi në hapjen e sallës së sportit në Likovë.