Greqia lehtëson akoma më shumë masat kundër koronavirusit. Autoritetet shëndetësore të vendit fqinj vendosën që duke filluar nga nesër të hiqet detyrimi për të mbajtur maskën në ambientet e jashtme, ndërsa urdhri mbetet në fuqi për brenda.

Por nuk mbaron me kaq. Greqia nga e hëna do të heqë shtetrrethimin duke mos lënë në fuqi asnjë kufizim të lëvizjes natën.

Gjithashtu u vendos përjashtimi i punëtorëve të vaksinuar nga detyrimi për të kryer vetë-teste në vendet e punës. Nga 5 persona, brenda lokaleve tashmë në tavolina do të lejohen 10.