Pas Italisë, edhe Gjeorgjia ka hequr detyrimin për mbajtjen e maskës në ambiente të hapura, për shkak të koronavirusit. Kryeministri gjeorgjian, Irakli Garibashvli njoftoi se sipas vendimit të marrë sot nga qeveria është hequr detyrimi për të mbajtur maskën në ambientet e hapura, në të gjithë vendin.

Ai tha se qytetarët nga sot duhet të mbajnë maska vetëm në ambiente të mbyllura dhe në transport publik dhe se vendosën të heqin shtetrrethimin e natës që nga 1 korriku.
Garibashvili njoftoi se dy javë më vonë 1 milion doza të vaksinës kundër COVID-19 do të arrijnë në vend dhe procesi i vaksinimit do të përshpejtohet.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 24 viktima dhe 914 raste me COVID-19. Deri më sot në Gjeorgji janë shënuar 5.199 viktima dhe 360.055 raste me koronavirus.