Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 43 raste të reja pozitive me COVID-19 nga testimi i 3007 mostrave, ndërsa janë shëruar 48 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut kanë rezultuar pozitivë 155.345 pacientë me koronavirus, ndërsa kanë vdekur 5.429 persona si pasojë e COVID-19. Janë shëruar 148.846 qytetarë, ndërsa janë 1070 raste aktive.