Kryeministri Edi Rama ndodhet sot Shkup ku po zhvillohet formi i parë ekonomik. Gjatë forumit, Rama u pyet nga një gazetare greke në lidhje me marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë.

Rama u përigjigj me një batutë duke I thënë se mos është xheloze për marrëdhëniet e frytshme nga të dyja palët.

Gazetarja: Si janë marrëdhëniet me Turqinë?

Rama: Mos jeni xheloze nga kjo marrëdhënie se është një marrëdhënie e frytshme për të dyja palët, për ne është shumë e qartë jetojmë në mes të trekëndëshit dhe njerëzit, historia na bëjnë partnerë strategjik.

Gazetarja: Nuk është xhelozi.

Rama: Po flisja për marrëdhënien tënde, jo xhelozisë zyrtare nga Greqia./albeu.com