“Te themi simbolikisht BDI është si pandemia, d.m.th. do të ike por nuk e dimë kur”. Kështu u përgjigj, lideri i Alternativës Afrim Gashi, në pyetjen se si vlerëson fuqinë politike të BDI-së në nivel lokal.

Mes tjerash, Gashi në “Utrinski brifing” shprehi keqardhje se kur BDI do të jetë në opozitë, do të zhduket si partitë e tjera.

“Pas 20 vitesh në pushtet edhe ata e dinë që janë në dështimin e tyre. Është çështje kohë kur do të ndodhe kjo. Mendoj se janë nga fundi dhe unë nuk i gëzohem kësaj. Nuk e them këtë si oponent politik, sepse si oponent politik do të kisha dashur të jenë më të dobët se ne, por për shkak se nuk arrijmë të ndërtojmë vazhdimësinë e partive politike sidomos në pjesën shqiptare. Në bllokun shqiptar nuk arritëm të krijojmë memorie kolektive partiake. PPD nuk është më, PDSH është në zhdukje, edhe BDI kur nuk do të jetë në pjesë e Qeverisë, sipas meje nuk do të ekzistojë më”, tha Gashi.