Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, priti në një takim ish-ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedajn.

Ganiu theksoi se e ka informuar Dedajn lidhur me angazhimin që po e bënë për t’iu siguruar qytetarëve të Komunës së Çairit një jetë sa më progresive.

“Gjithashtu në takim potencova faktin se ne gjithmonë jemi në shërbim të qytetarëve, andaj aktivitetet e shumta që i kemi ndërmarrë dhe po i ndërmarrim, posaçërisht në modernizimin e infrastrukturës rrugore, janë vetëm për të mirën e tyre”, ka thënë Ganiu.

Siç potencon Ganiu, me ambasadorin e Kosovës ka përkujtuar edhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që e ka Komuna e Çairit me shumë komuna të Republikës së Kosovës, por edhe me institucione të tjera kosovare.