Suedia ka kaluar në epërsi ndaj Polonisë (1-0) që në startin e ndeshje së fundit në fazën e grupeve.

Ishte Emil Forsberg që gjeti rrjetën pas vetëm 81 sekondash, pas një tollovie të krijuar, ku topi kaloi në zonë dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-0.

Ky është goli më i shpejtë në Euro 2020, duke e mposhtur atë të Yussuf Polusen që erdhi pas 99 sekondash në sfidën Danimarkë – Belgjikë.

Ky gol ishte i dyti më i shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane.

Forsberg ka shënuar të dy golat e vetëm të Suedisë deri më tani në Euro 2020.

Me këtë gol, duket se Suedia ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në fazën e eliminimit direkt.