Moderatorja, Blerona Zeqiri, ka treguar për ndryshimin dhe mënyrën se si ka vendosur të bëjë operim në lukth dhe si ka arritur të transformohet.

Blerona në rubrikën “5 datat” të Prive-s, ka folur më shumë për mënyrën se si kishte vendosur për një gjë të tillë. Ajo është transformuar falë një operacioni në lukth të bërë në maj të vitit 2019, i cili bëri që të humb peshë dhe që të arrijë pamjen që e ka ëndërruar gjithnjë.

“Është interesant se më kanë pyetur shumë. Mua më dukej vetja shumë mirë. E kisha ndonjë fazë brenda vitit njëmujore ku kam tentuar të nisja palestrën, por nuk e kam marrë shumë seriozisht. Momenti kur kam vendosur ta bëjë ka qenë është se kam pasur një problem serioz që filloi të më pengonte, kështu që në momentin kur jam ndjerë gati kur e kam ndjerë se më është bërë problem shëndetësor dhe kështu e bëra”.

“Dy javë pas operimit kam qënë në emision jam rikthyer dhe në studio ka qenë i ftuar mjeku im. Unë sot ndihem sikur kam lindur për të dytën herë. Bëj apel që secili të bëjë atë që dëshiron për veten, të ndihen mirë me veten”, ka thënë 25-vjeçarja.

Blerona ka nisur karrierën në moshë shumë të re dhe tanimë është shndërruar në një nga moderatoret e preferuara të publikut.