“Nuk ka asnjë rekomandim për përzierjen e vaksinave. Sa i përket dozës së parë, i njëjti prodhues duhet të jetë për dozën e dytë. Dhe këto janë rekomandimet zyrtare të të gjithë prodhuesve. Ne nuk kemi asnjë rekomandim zyrtar që mund të jetë një vaksinë e një lloji për dozën e parë dhe lloj tjetër për dozën e dytë”.

Këtë e deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ndërsa në lidhje me arritjen e sasive të reja të vaksinës, ai theksoi se ende nuk ka data të sakta për mbërritjen e vaksinave “Sputnik” dhe “Sinovak”.

“Dje kam biseduar me ambasadorin rus dhe ai merr përsipër gjatë ditës të kontaktojë Institutin në Moskë dhe të japë komente. Paralajmërimi për ardhjen e vaksinave nga “Sinovak” është për dhjetë ditët e para të këtij muaji”, tha Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas kremtimit të Ditës Botërore të Fëmijëve në oborrin e klinikës për fëmijë.

Ai theksoi se imunizimi nuk do të ndërpritet, dje mbërritën vaksinat nga “Pfizer” të cilat po shpërndahen, dhe gjatë javës ata presin që vaksinat e tjera të mbërrijnë nga Bullgaria dhe Greqia.

Ai theksoi se rastet me Kovid-19 në ditët e fundit nuk janë në gjendje serioze.