Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar, se gjatë muajit qershor në Maqedoninë e Veriut pritet të arrijnë rreth 700 mijë vaksina.

Prej tyre, mbi 190 mijë vaksina janë Pfizer, ndërkaq 500 mijë kineze – Sinovac.

“Gjatë muajit qershor, duhet të arrijnë rreth 110 mijë vaksina nëpërmjet sistemit Kovaks dhe rreth 80 mijë nëpërmjet marrëveshjes direkte. Flas për vaksina Pfizer”, tha Filipçe në intervistë për Televizionin “Telma”.

Ka bërë të ditur, se sot Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka aprovuar vaksinën kineze, Sinovac dhe se nuk pret rezistencë nga qytetarët e vendit për t’u imunizuar me të.

“Sipas paralajmërimeve të fundit, vaksina Sinovac që sot e miratoi OBSH-ja, 500 mijë doza arrijnë në vendin tonë dhe mendoj se në muajin qershor, përfundimisht do të përfundojë presioni”, tha më tej Filipçe.