Sot, me rastin e Ditës ndërkombëtare të fëmijëve,
kabineti i Zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër për Sistem politik
dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi është vërshuar nga një
grup fëmijësh për të festuar këtë ditë.

“Sot më 1 qershor Ditën e fëmijëve, zyra ime u takoi pikërisht atyre.
Zbavitje, edukim, mbledhje, detyra…E ardhmja u takon brezave te rinj.
Dita e fëmijëve, fëmijët e ardhmja jonë”, ka shkruar në rrjetet sociale
Grubi pas kësaj pritje.

Dita e sotme njihet si Dita ndërkombëtare e fëmijëve. U vendos në datën
1 Qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e
Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925. Në të njëjtën ditë,
konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një
numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të celebronin në
festivalin e “Anijes së Dragoit”. Dy vjet më pas Festa e 1 qershorit
filloi të festohet në shumë vende të botës.