Eshtra njerëzish janë gjetur ditët e fundit shumë pranë rezidencës së princit Harry dhe Meghan në Los Angelos.

Ato u zbuluan rastësisht nga një grup punëtorësh që po kryenin gërmime në një pronë të paluajtshme shumë pranë rrugës.

Eshtrat mendohet të jenë qindra vjeçare dhe iu përkasin amerikanëve vendas. Mosha e tyre ende nuk është përcaktuar dhe për këtë arsye policia ka kërkuar dhe ndihmën e antropologëve.

Adresa ekzakte nuk bëhet me dije, por mësohet se gërmimet janë kryer shumë pranë rezidencës 11 milionë euroshe ku Harry dhe Meghan u zhvendosën vitin e shkuar.