Enver Hoxhaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si U.D i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se do të pushojë funksionin partiak, ai dhe Kryesia e partisë, deri në mbajtjen e KOnventes më 3 korrik të këtij viti.

“Nga ky moment ne i pushojmë funksionet tona partiake deri në mbajtjen e Konventës, dhe i vetmi organ që do të jetë funksional është grupi punues i cili do të merret me organizimin e Konventes”, u shpreh Hoxhaj gjatë konferencës për medie.

Hoxhaj u shpreh se, “Dorëheqja ime dhe e kryesisë është akt demokratik statutar dhe përçon shembullin e mirë të një partie serioze, e cila do të dal më e fortë pas zgjedhjeve të 3 korrikut”.