Moti i ngrohtë të gënjen. Pandemia nuk ka marrë fund. Sa i madh është në vjeshtë rreziku i një vale të katërt nga mutacionet e virusit?
Temperatura të larta, lirime kufizimesh, atmosferë relaksuese në Gjermani. Shifrat e COVID-19 po bien ndjeshëm. Në repartet e trajtimit intensiv nuk gjenden më 5000 të sëmurë, por pak më shumë se 1000. Vlera e treguesit të virusit ka rënë afër 10-s. Në të gjithë Gjermaninë janë liruar masat. Blerjet mund të bëhen pa teste, edhe një kafe përjashta në lokal mund ta pish po ashtu, në disa rajone madje edhe janë hapur klubet e kërcimit. Public Viewing në Kampionatin Europiane të Futbollit është i lejuar.

Por pandemia nuk ka kaluar.

Frika nga mutacioni delta
Instituti Robert koch, RKI autoriteti kombëtar shëndetësor gjerman në raportin e tij vjetor mbi përhapjen e mutantëve të virusit shprehet, se varianti delta i virusit, i zbuluar më parë në Indi, po përhapet edhe në Gjermani. Sipas ekspertëve ai konsiderohet më infektues, se variantet e tjerë. Në Britaninë e Madhe aktualisht po rriten shifrat e infektimeve, hapja gati e plotë, siç ishte parashikuar u shty me një muaj.

Varianti delta përbën rreth 6% të infektimeve aktualisht në Gjermani, para katër javësh shifra ishte 2%. RKI thotë, se ka 880 raste të tilla, shumica nën moshën 60 vjeç dhe pret shtimin e infektimeve./Dw/