Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz ka deklaruar se është shumë normale që të jetë përsëri në Kosovë dhe në krye të një institucioni, pasi e kishte imagjinuar këtë gjë.

Ministrja Gërvalla-Schwarz ka deklaruar se Qeveria Kurti dëshiron të motivojë diasporën që të jetë pjesë e rëndësishme e ndryshimit në Kosovë.

“Në të ardhmen Kosova duhet të përfitojë jo vetëm nga transferimet e parave, por edhe nga njohuritë e kosovarëve të trajnuar mirë jashtë vendit, për shembull duke marrë funksione të ndryshme nëpër institucionet shtetërore ose duke ardhur këtu si investitorë. Pjesëmarrja në zgjedhje gjithashtu duhet të bëhet më e lehtë për diasporën dhe të bëhet e mundur që ata të votojnë në ambasadat dhe konsullatat e vendit. Do të ketë një ligj të ri zgjedhor këtë vit”, ka deklaruar Gërvalla për median zvicerane, nzz.ch.

Kryediplomatja e Kosovës ka kërkuar që shumë vrasje të pasluftës në vend të zbardhen.

Ndryshe media zvicerane ka raportuar lidhur me gjykimin që po iu bëhet ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.