Pasojat shëndetësore post kovid janë të pashmangshme për disa nga të sëmurët kronik. Në disa vende të rajonit dhe më gjerë, sipas autoriteteve shëndetësore situata epidemiologjike është më e rënduar se në vendin tonë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se variantet e reja të virusit korona janë më virulencë të lartë dhe nëse pas dy javësh rezultojnë negativ duke i mbijetuar CoVid-19.

Post kovid si gjendje është regjistruar në Klinikën e Pulmologjisë dhe në Klinikën e Pediatrisë. Për fat deri më tash nuk kemi pasur pacient, edhe pse shpesh diskutojmë me drejtorët, për ndonjë formë të rëndë për gjendjen post-kovid që mund të rrezikoj jetën. Pacientët që i kanë mbijetuar virusit korona ballafaqohen me pasoja në mushkëritë e bardha me vështirësi në frymëmarrje, por kjo gjendje lehtësisht tejkalohet me terapi”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Në Klinikën e Pulmologjisë 2/3 e pacientëve që janë të hospitalizuar tani më kanë kaluar virusin korona. Drejtori i kësaj klinike tha se të moshuarit me sëmundje kronike kanë probleme me frymëmarrjen.

Numri më i madh i pacientëve është prej post-kovid, ata megjithëse kanë kaluar virusin kanë ende probleme me frymëmarrjen, vështirë mbushën frymë andaj ju duhet hospitalizim. Praktikisht, ata ende kanë nevojë për kujdes intensiv mjekësor me qëllim që ata të shëndoshën plotësisht për më tutje të shkojnë në shtëpi të sigurte se i kanë shpëtuar rrezikut”, theksoi Dejan Dokiç, Drejtor i Klinikës së Pulmologjisë.

Kovid qendrat janë mbyllur dhe janë kthyer në funksionet paraprake të klinikave interne dhe të reparteve tjera të spitaleve të vendit. Aktualisht, në kryeqytet rreth 60 të sëmurë janë të shtruar për kurim spitalor nga virusi korona. Në 24 orët e fundit nga spitali u liruan dhjetëra pacientë si të shëruar.

Adnan Qaili