Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend.

Nga MSH thonë se janë aplikuar gjithsej 346.931 doza të vaksinave, ndërsa 107.648 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 15.155 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 1.995 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 436.072 qytetarë”, thonë nga MSH.

Sipas të dhënave të fundit, shtojnë nga atje 47% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, ndërsa 41% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Nga MSH bëjnë thirrje që të regjistroheni për marrjen e vaksinës kundër coronavirusit përmes ueb-platformë vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim.