Deni Hoxha ka njoftuar miqtë e tij në Twitter se ka diplomuar nga Universiteti prestigjioz i Harvardit në shkallën Bachelor dhe atë Master duke ndarë edhe fotografi nga rasti.

Ai thotë të jetë studenti i parë i gjeneratës dhe emigrant që ka bërë një gjë të tillë.

“Ëndrrat u bënë realitet!” – shkruan ai.

Hoxha në “bio”-n e tij në Twitter ka shkruar se është partner hulumtues për Lindjen e Mesme.