Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është shfaqur ashpër kundër idesë së shkëmbimit të territoreve.

Ai madje tha se Presheva, Medvegja e Bujanoci, s’mund t’i bashkohen Kosovës, pa luftë.

”Kjo punë nuk është me lujt ‘puzzle’. Në këtë shtet ka një histori. Riorganizimi territorial është eksperimenti më i gabueshëm, ka qenë projekti i parë i kryeministrit serb Zoran Gjingjiq. Shkëmbimi territorial, është gabimi më fundamental që i bëhet kombit shqiptar, dhe këtij shteti. Kjo është Kosova”, tha ai në Rubikon.

”Kjo punë me negociata nuk bëhet. Kjo bëhet me luftë. Pa luftë, Preshevën, Medvegjën e Bujanocin nuk e merr Kosova. S’ka nevojë me u përgjigj ndaj kërkesave të Serbisë. S’mund t’i marrësh shqiptarët e Preshevës pa luftë”, u shpreh Tahiri.