Që nga fillimi i pluralizmit apo rivendosja e(kapitalizmit)ekonomisë së tregut në MV e deri më sot partitë politike shqiptare kanë shkalluar, degraduar dhe janë dekompozuar në moral politik dhe shoqëror.
Ato janë specializizuar në gënjeshtrat të tyre si subjekte që gjoja janë krijuar si alternativa të zgjidhjes së çështjes shqiptare.

Në fakt ato janë kukumjaçkat e pushtetit që që krokasin në parlament dhe nuk ndërmarrin asnjë nismë kombëtare siç është barazia mes dy kombeve në këtë vend çudirash por dhe kushtetuta shovene që nuk njeh asnjë gjuhë tjetër veç sllavishtes, nisma që nuk u ngritën kurrë nga subjektet tona politike servile të pushtetit.

Edhe sa dekada duhet të nëpërkëmbet dinjiteti dhe identiteti kombëtar që subjektet tona politike t’i thonë jo çdo qeverie koalicioni pa rënë dakord më parë për disa kushte siç janë: statusi i barabartë politik mes sllavëve dhe shqiptarëve si minimum i vullnetit politik të popullit shqiptar.
Por jo! Ato partiçka janë krijuar enkas si leva të pushtetit për ta bllokuar çështjen shqiptare.
Dhe rezultati është ky që kemi.

Për tri dekada ato vepruan dhe punuan për këtë status denigrues të shqiptarëve si entitet pa gjuhë dhe pa identitet.
Këtë nuk e them vetëm unë e thotë ligji themeltar siç është kushtetuta, ku dy vjet më parë këtë kushtetutë shovene dhe raciste e votuan servilet tona të pushtetit me shumë popmpozitet në emër të integrimeve europiane ato nënshkruan skllavërinë e re si bashkësi etnike e 20% pa gjuhë dhe pa identitet.
Ky është morali i dekompozuar i subjekteve tona politike.

Këto partiçka nuk janë krijuar që t’i shërbejnë çështjes shqiptare, por thjesht për interesa të tyre, ku në parlament dhe në qeveri të koalicionit janë vetëm si një dekor para shqiptarëve.

Është koha e fundit që shqiptarët të ndërgjegjsohen se këto partiçka nuk janë në shërbim të popullit shqiptar ndaj si të tilla duhen ndëshkuar me bojkot të zgjedhjeve pasi riciklimi i tyre në pushtet nuk sjell asgjë në të mirë të shqiptarëve, përkundrazi vazhdon denigrimin dhe nëpërkëmbjen e dinjitetit kombëtar të shqiptarëve në MV.
Përderisa nuk kemi një apo më shumë subjekte shqiptare që nuk do pranojnë statusin denigrues të shqiptarëve në MV, shqiptarët nuk kanë pse të dalin në zgjedhjet e radhës pasi do të riciklohen vetëm horrat dhe kusarët e pushtetit dhe nuk do të vijnë shërbyesit e vertetë të popullit por vetëm rikthimi i pamoralshëm i tyre.

Deri atëherë bojkot dhe vetëm bojkot zgjedhjeve që përfaqësojnë horrat e pushtetit. Medai Shaholli