Nuk do ketë shtyrje të zgjedhjeve lokale pavarësisht anulimit të tenderit të parë për furnizim të terminaleve për leximin e të dhënave biometrike të qytetarëve, ka deklaruar kreu i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski. Tenderi i parë është anuluar nga ana e Byrosë për furnizime publike, ndërkaq Dashtevski ka informuar se tenderi i dytë është publikuar dje.

Tenderi do të kryhet deri në fund të këtij muaji dhe nuk do ketë asnjë shtyrje të zgjedhjeve lokale sepse afati është fleksibël – gjysma e dytë e tetorit. Ne do ta njoftojmë kryetarin e Kuvendit kur do jemi të gatshëm – tha Aleksandar Dashtevski, Kryetar i KSHZ-së.

Në seancën e sotme, KSHZ filloi zgjedhjen e anëtarëve të komisioneve zgjedhore komunale për zgjedhjet lokale.

Në komunat ku jetojnë së paku 20% të qytetarëve që i përkasin bashkësive të tjera etnike, sipas përfaqësimit të drejtë të bashkësive gjatë zgjedhjes së komisioneve komunale zgjedhore zgjidhen 2 anëtarë. Në komunat ku jetojnë nga 50 deri në 70% qytetarë që i përkasin bashkësive tjera në komisionet komunale zgjedhore zgjidhen 3 anëtarë nga ato bashkësi etnike. Në komunat ku jetojnë mbi 70% të qytetarëve nga bashkësitë tjera, zbatohet parimi i përfaqësimit të drejtë gjatë zgjedhjes së komisioneve komunale në atë komunë zgjidhen 4 anëtarë – deklaroi Ditmire Shehu, KSHZ.

Anëtarët e KSHZ-së thanë se iu duhet më shumë kohë për përgatitjen e zgjedhjeve lokale, por se deri në gjysmën e dytë të tetorit gjithçka do jetë gati.

Anesa Salihu