Drejtorja e DAP-it, Sanja Lukarevska në press-konferencën e sotme ka theksuar se 2.286 ndërmarrje që vitin e kaluar kanë marrë ndihmë financiare nga shteti për pagesën e rrogave për punëtorët e tyre, këtë vit duhet ta kthejnë këtë ndihmë.

“Nga 3.853 obligues tatimorë, 2.286 prej tyre I janë gjeneruar vendime për të kthyer ndihmën financiare derisa 1.558 nuk duhet ta kthejnë këtë ndihmë. Për shndërrimin në grant janë kompletuar 1.288 kërkesa, prej të cilave janë pranuar 801 kurse 408 nuk janë pranuar” – ka thënë Lukarevska.

Deri më 31 Maj, 181 punëdhënës që kishte marrë ndihmë financiare për pagesën e rrogave për Marsin dhe Shkurtin nuk ua kanë transferuar paratë punëtorëve të tyre. Prej tyre, 24 nuk kanë paguar as edhe për të dy muajt.

Në këtë cikël, nuk janë paguar 753 rroga mujore, kurse shuma e përgjithshme është 12.071.908 denarë.

“Janë dorëzuar vërrejtje, kurse pas skadimit të afatit, pason pagesa me forcë si dhe gjoba nga 500 deri në 10.000 euro varësisht kompanisë” – ka theksuar Lukarevska.

Për ciklin paraprak – Tetor, Nëntor, Dhjetor madje pesë punëdhënës nuk I kanë paguar mjetet për të tre muajt. Gjithsejt ka 365 punëtorë që nuk kanë marrë paga, kurse shuma është pesë milionë denarë.

“Në Sekretariatin e Përgjithshëm do të dërgohet lista e re për shpallje publike dhe njoftime për veprime të mëtutjeshme në PTHP – ka paralajmëruar Drejtorja e DAP-it, Sanja Lukarevska.