Është e rëndësishme nxënësit të zgjedhin arsimin e mesëm sipas njohurive, ideve dhe afiniteteve të tyre, por edhe t’i shqyrtojnë mundësitë që i ofron shoqëria për punësim dhe studime të mëtejshëm. Arsimi i mesëm profesional u mundëson atyre që të fitojnë aftësi të cilat janë të nevojshme në tregun e punës dhe me të cilat më lehtë punësohen dhe në mënyrë shtesë u mundëson fillim më të lehtë në arsimin e lartë, sepse provimet profesionale i kanë mësuar në dy vitet e fundit, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska mysafire në programin e mëngjesit në TV Sitell. Si rezultat i dialogut social midis komunave, kompanive dhe shkollave të mesme, këtë vit numri i paraleleve të dyfishta është rritur prej 11 në 97, ndërsa nxënësit do të mund të marrin njohurinë praktike dhe aftësitë në prodhim.
“Në arsimin e mesëm profesional në të kaluarën është investuar më tepër, dhe gabim është shfaqja se nuk kanë potencial të mirë, pajisje të mirë dhe mësimdhënës të mirë. Promovimi i arsimit të mesëm profesional, që ndodhi muajin e kaluar, tregoi edhe motivimin e mësimdhënësve për punë. Atje është investuar në mënyrë infrastrukturore dhe në makina për trajnimin bazë, ndërsa tani me lidhjen me kompanitë do t’u jepet stimulim shtesë”, tha Carovska.
Ministrja theksoi se interes më të madh ka në profesionet elektroteknike, makineri, hotelieri, ndërtim dhe bujqësi.