“I gjithë procesi i promovimit të arsimit fillor kryhet në përputhje me Ligjin për arsimin fillor, i cili parashikon konceptin e arsimit fillor dhe përmban të gjitha elementet e nevojshme për të zbatuar më tej planin për përmirësimin e arsimit fillor”.

Këtë në një intervistë për TV24 e tha ministrja e Arsimit Milla Carovska. Ajo tha se ne jemi mësuar që librat shkollor të jenë burimi i vetëm i informacioneve dhe diturisë, duke shtuar se ky është problem për sistemin arsimor të deritanishëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Koncepti i ri përcakton se i njëjti material është një burim, por duhet të lidhet me burime të tjera, përmbajtje multimediale në mënyrë që njohuria të mos jetë vetëm një kujtim faktik i fakteve deri dje, dhe nesër të mos i dini, përkundrazi duhet të jetë i lidhur me të gjithë sistemin e jetesës dhe ekzistencës së nxënësit, në mënyrë që ata të kujtohen dhe të përdoren më tej në nivelet e ardhshme të arsimit”, tha Carovska.

Ajo shtoi se programet mësimore për klasën e parë dhe të katërt janë përgatitur, dhe se do të zbatohen nga shtatori.