Trajneri i ri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka shpjeguar vendimin dhe arsyen e tij për tu larguar nga Evertonit dhe bashkimin me ekipin e tij të dikurshëm Real Madridin.

Trajneri italian e bëri të qartë se kthimi në Real Madrid është një mundësi që ai nuk mund ta refuzonte, por ka mbetur i kënaqur me drejtimin e Evertonit.

“Unë do të doja të falënderoja Bordin e Drejtorëve, lojtarët dhe tifozët për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë gjatë kohës sa isha në klub”.

“Unë kam respekt të madh për të gjithë që janë të lidhur me Evertonin”.

“Më ka pëlqyer të jem në Everton, por më është paraqitur një mundësi e papritur e cila besoj se është lëvizja e duhur për mua dhe familjen time në këtë kohë”, ka thënë Ancelotti.