Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, i cili me ftesë të “Institutit të menaxhmentit dhe biznesit Haidelberg”, iu drejtua panelit të diskutimit “Situata ekonomike në BE, veçanërisht në Gjermani si një vend partner i vendeve të Ballkanit” që u mbajt përmes video konferencës, në kuadër të “Javës ballkanike të biznesit”, në të cilën krahas zëvendëskryeministrit morën pjesë e dhe ministri i financave Dr. Fatmir Besimi, guvernatorja e BPRMV Anita Angelovska Bezhovska, drejtori ekzekutiv dhe kryetar i bordit të drejtorëve të Stopanska Bankës, Diomidis Nikoletopolus, zëvendëskryesuesi i Komitetit të mbrojtjes të Parlamentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Karl Lamers dhe kryetari i Institutit Haidelberg, Ulrih Cajtel.

Zëvendëskryeministri Bytyqi, në fjalimin e tij në panelin e diskutimit, vuri në dukje se beteja me COVID-19 është akoma e pranishme në të gjitha vendet në botë, duke shprehur optimizëm se procesi i imunizimit, me hapa të sigurt, po i afrohet rimëkëmbjes ekonomike.

Sfida më e madhe në luftimin e pandemisë, tha zëvendëskryeministri, ishte ruajtja e stabilitetit të sistemit shëndetësor, duke minimizuar efektet e pandemisë në sistemin ekonomik dhe ruajtja e vendeve të punët së qytetarëve, gjë që u bë duke zbatuar gjashtë pako të masave ekonomike për mbështetjen e ekonomisë dhe qytetarëve.

“Sa i përket stabilitetit ekonomik, ne kemi një rimëkëmbje të mirë të eksportit, për faktin se Maqedonia e Veriut më së shumti tërheq biznese të mesme, jo shumë të mëdha, gjë që lejon që ekonomia të jetë e balancuar dhe bizneset lehtë të dalin nga kriza dhe të fokusohen në rimëkëmbje. Do të doja të theksoja se treguesit në sektorin e industrisë së automobilave, të materialeve farmaceutike dhe pjesëve për automjete elektrike, si dhe në eksportin e softuerëve dhe shërbimeve IT janë pozitive. Rroga mesatare u rrit për 6,8% në mars të këtij viti, ndërsa prodhimi industrial u rrit për 46,1% në prill të këtij viti. Kritikët do të thonë se ky rezultat u arrit për shkak të bazës së dobët në krahasim me vitin e kaluar, por krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2019, që historikisht është viti më i mirë për industrinë e Maqedonisë së Veriut, prodhimi industrial në prill të vitit 2021 ra vetëm rreth 7%, që tregon se ne ende nuk kemi arritur nivelin e vitit 2019, por tendenca është në rritje dhe presim të arrijmë dhe tejkalojmë nivelin e vitit 2019 në fillim të gjysmës së dytë të vitit 2021″.

“Të dhënat më të fundit të punësimit në fund të tremujorit të parë të vitit 2021 janë gjithashtu shumë inkurajuese. Shkalla e papunësisë ra në nivelin më të ulët historik prej 16,0%, ndërsa shkalla e punësimit për tremujorin e dytë me radhë u rrit prej 46,8% në fund të vitit 2020, tani kemi një normë punësimi prej 47,1% ose shifra absolute gjatë tre muajt e parë të vitit 2021, kur e gjithë ekonomia botërore ishte ende e prekur nga kriza COVID-19, në Maqedoninë e Veriut u hapën rreth 3.500 vende të reja pune”, tha zëvendëskryeministri.

Bytyqi tha se Qeveria e Maqedonisë së Veriut në vitet e kaluara ka punuar dhe vazhdon të punojë me përkushtim në avancimin e marrëdhënieve rajonale dhe ndërkombëtare.