Zëdhënësi i Komisionit Europian pë Çështjet e Emigracionit, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Adalbert Jahnz shprehu sot shqetësimin se raportet e përsëritura në lidhje me kthimet e emigrantëve dhe veprimet në fjalë janë në kundërshtim me ligjin e BE-së.

Duke theksuar se çdo vend anëtar duhet të krijojë një procedurë për mbikëqyrjen e kufijve të tij dhe të sigurojë që të drejtat e emigrantëve të mbrohen, Jahnz tha se “Komisioni është i shqetësuar lidhur me raportet që përsëriten për kthimet prapa”.

Sipas tij, kthimet pas janë të paligjshme sipas ligjit të BE-së dhe çdo akuzë lidhur me kthimet duhet të hetohet nga Shtetet Anëtare, si edhe duhet të garantohet se nuk do të ndodhë edhe njëherë.