Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në paraqitjen e tij të sotme njoftoi se shtetasi Boban Tomovski nuk është kërkuar nga policia e vendit tonë, transmeton Alsat. Spasovski nuk tregoi nëse bashkëpunëtori i Sedat Pekerit do ekstradohet në Maqedoni.

“Ky person nuk është kërkuar për asnjë arsye në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është arrestuar në Turqi. Në bazë të rregulloreve ligjore do të merren masa të mëtutjeshme…edhe për ekstradimin edhe për mbajtje të përgjegjësisë”, pohoi Spasovski.