Sipas anketës më të re të publikuar nga IRI amerikan, lideri i BDI Ali Ahmeti kyeson listën e liderëve tek partitë politike shqiptare.
Bazuar në rezultatet e anketës, rradhitja është me savijon:

Ali Ahmeti 5%

Ziadin Sela 4%

Bilall Kasami 2%

Menduh Thaçi 1%

Ndërkaq Aleanca për Shqiptarët nuk e ka pritur mirë këtë lajm, ku pas publikimit të këtyre të dhënave ka pasur orvatje për të mashtruar opinionin me anketa të vjetra që pretendojnë se për Ziadin Selën ka mendim pozitiv tek popullata me 20% ndërsa sipas pretendimeve të njejta për Ali Ahmetin mendim pozitiv ka 14%.

Ndryshe, sipas anketës së IRI-t amerikan, BDI i fiton sërish zgjedhjet dhe në të njëjtën kohë ajo mbetet partia e parë dhe më e madhe te shqiptarët gjithnjë sipas IRI. Në bllokun politik shqiptar bindshëm e para del partia më e madhe shqiptare, me 8 %, e ndjekur më pas nga ASHA me 4 %, Lëvizja Besa me 3 % dhe PDSH me 2 %.

Në anën tjetër, në bllokun politik maqedonas, LSDM çon përpara me 19 % e ndjekur nga VMRO me 18 % dhe E Majta me 2 %./TetovaSot