Kryetarja e Komunës së Tetovës ka bërë të ditur se ka vazhduar me realizimin e projekteve infrastrukturore në zonën e Malësisë së Tetovës duke përmbushur premtimet e saj në këtë drejtim, përcjell zhurnal.mk

Arifi njofton se pas një viti aty ku e dhamë fjalën në fshatin Brodec, rikthehet fuqishëm në realizim

“Asfaltuam rrugën që premtuam nga ura e fshatit deri tek Xhamia. Bekatonizimi dhe disa pjesë tjera të investimeve janë në vijim e sipër. Gjithashtu funksionalizimi i qendrës për qëndrim ditorë për fëmijët e fshatit tashmë është çështje e kryer.

Rruga e asfaltuar është në gjatësi prej 700m. Shumë shpejt vazhdojmë edhe me asfaltimin e rrugës për në fshatin Veshallë.

Falënderoj me drejtorin e Ndërmarrjes “Publike për “Rrugë Shtetërore” Ejup Rustemin”, ka bërë të ditur Arifi.