Ambasadori rus në Serbi Aleksander Boçan-Kharçenko tha se nuk është e drejtë që Amerika t’i shesë armë Kosovës dhe të deklarojë në mënyrë deklarative për paqen dhe stabilitetin.

“Minimi i përpjekjeve është, për shembull, shitja e armëve nga Amerika në Kosovë, dhe kjo nuk është e pranueshme për ne. Ky është një shembull i standardeve të dyfishta. Nga njëra anë, ekziston dëshira dhe kontributi i krizës së Kosovës, nga ana tjetër, territori që është në krizë po mbushet me armë”, tha ai.

Kur bëhet fjalë për stërvitjen e njoftuar ushtarake të Rusisë, Bjellorusisë dhe Serbisë, ai tha se nuk shihte asgjë të diskutueshme në këtë.

“Ne nuk e kuptojmë pse është problem për dikë. Kur bëjmë stërvitje vetëm në territorin tonë, ne kritikohemi se nuk jemi në gjendje ta bëjmë atë. Kjo sigurisht që është përtej çdo mendimi normal. Tre shtete sovrane, të cilat kanë të drejtë të bëjnë atë që i përshtatet interesit të secilit shtet, bashkëpunimi në sferën ushtarake është gjithashtu mjaft normal. Nuk e kuptoj se ku është problemi“- përfundoi ai.