Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan Harcenko, ka thënë se presioni ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës nuk do të ketë ndonjë rezultat, kjo pasi mendon se Aleksandar Vuçiq, presidenti serb ka një qëndrim konsistent.

“Duke ditur pozicionin e Serbisë në faza të ndryshme të negociatave për statusin e Kosovës dhe pozicionin më konsistent të Presidentit Vuçiq, unë mendoj se tani një presion i tillë nuk do të bëjë atë që ata do të dëshirojnë të marrin nga Serbia”, tha ambasadori për Tanjug, transmeton Klankosova.tv.