Ezgjan Alioski ka konfirmuar se pritjet e Maqedonisë së Veriut për Euro 2020 janë të mëdha. Maqedonia e Veriut sot prej orës 18:00 e luan ndeshjen e parë ndaj Austrisë.

Alioski, që është rritur në Zvicër, ka folur për “Blick” para ndershjes me Austrinë.

“Pritjet janë të mëdha. Të gjithë e dijmë se cila është vlera e Evropianit. Ne e meritojmë të marrim pjesë. Dhe ne nuk duhet të fshihemi, duam të shfaqim vlerën dhe të dëshmohemi. Kemi ardhur për të shënuar”, ka thënë Alioski. NJë synim fillestar është kalimi i grupit.

“Në njërën anë do të ishte sensacion, pasi jemi vend i vogël me 2 milionë banorë dhe jemi këtu për herë të parë. Por në anën tjetër ky ekip ka kualitet të madh”, ka shtuar Alioski, që është njëri prej gjashtë shqiptarëve te Maqedonia e Veriut.