Sot, e shtunë, 5 qershor, me fillim në ora 12:00, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti do t’i drejtohet opinionit me rastin e ditëlindjes së 19 të partisë.

Kujtojmë se kryetari Ahmeti gjatë vizitës që i bëri komunës së Likovës ditë më parë paralajmëroi një befasi e cila do të shpaloset pikërisht sot me 5 qershor, me çka rriti edhe me tepër kureshtjen e qytetareve.

“Me 5 qershor përsëri familja jonë do të dal me një platformë që fillimisht ashtu diskutabile dhe me debate të madh siç ishte “Kryeministri i parë shqiptar” edhe kjo platform do të ketë debat shumë të madh, por do ia lë 5 qershorit”, pati deklaruar Ahmeti para të pranishmëve në komunën e Likovës.