Konferenca për shtyp e Aleancës për Shqiptarët me temë evenimenti i organizuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim me qëllim shënimin e Ditës së mjedisit jetësor dhe shpalosjes së platformës së gjelbër shkoi huq informon BLIC.MK

Aleanca për Shqiptarët në vend që të uron për 19 vjetorin e themelimit partinë më të madhe shqiptare, siç e do tradita e kultura, ata përsëri para opinionit dolën vetëm me kritika jeshile duke anashkaluar kështu përsëri ofrimin e ndonjë zgjidhjeje konkrete për një jetë më të mirë në Maqedoni të Veriut.

Ndryshe, BDI para qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut u zotua se nga sot e tutje e gjithë kjo fuqi politike do të fokusohet në cilësinë e të jetuarit, kushteve të jetës së përditshme, zhvillimin, arsim dhe shëndetësi cilësore, drejtësinë joselektive, dixhitalizimin, politikat sociale, infrastrukturën, ekonominë dhe mjedisin jetësor.