Pas një kohe të gjatë pritjeje, “HBO Max” publikoi para pak ditësh rikthimin e “Friends”, i cili pati një shikueshmëri shumë të lartë.

I gjithë kasti i aktorëve i përbërë nga Jennifer Aniston, Courtney Cox, Lisa Kudroë, Mattheë Perry, Matt LeBlanc dhe David Schëimmer u bashkuan për këtë speciale, ndërsa së fundmi u zbulua shumë që ato u paguan për të qenë protagonistë.

Sipas “Wall Street Journal”, kastit fillimisht iu ofruan nga 1 milion dollar për këtë ribashkim, por ata me sa duket e hodhën poshtë këtë ofertë, Më pas, “Varuety” tregoi se aktorët ranë dakord që të paguhen “të paktën” me nga 2.5 milionë secili.

Ndërkohë aktorëve do ju bashkuan në këtë rikthim një listë me personazhe të famshëm si: David Beckham, Justin Bieber, BTS, James Corden, Cindy CraWford, Cara Delevingne, Lady Gaga, Elliott Gould, Kit Harington, Larry Hankin, Mindy Kaling, Thomas Lennon, Christina Pickles, Tom Selleck, James Michael Tyler, Maggie Wheeler, Reese Witherspoon.

Në lidhje me këtë rikthimin reaguan edhe yjet e “Friends”,që kanë shpërndarë më herët me ndjekësit e tyre në rrjete sociale trailerin e shkurtër të serialit.

“Është zyrtare! Premiera e “Friends: The Reunion” në 27 maj në HBO Max. A mund të jemi më të lumtur se kaq?”, shkroi Jennifer Aniston në një postim.