Ditën e sotme ka ndodhur një aksident në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, ku një motoçikletë është përplasur me një veturë.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta. Nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesit e të dyja mjeteve.

Ndërkohë, policia rrugore dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/