Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, funksionarë të lartë dhe deputetë të kësaj partie, sot kanë hapur sallën e sportit në fshatin Opajë të Likovës.

Ahmeti në fillim të fjalimit të tij, tha se ngjarja e sotme, duket si fushatë elektorale, por nuk është.

“Erdha sot, që në pamje të parë duket se i ngjanë një fushate elektorale, por nuk është kështu. Unë erdha të gëzohem bashkë me këta fëmijë, për ta ndarë gëzimin bashkë me këta”, tha Ahmeti.