Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, deputeti Arbër Ademi sonte si i ftuar në emisionin debativ Rruga drejt, ka diskutuar mbi shumë tema politike që tangojnë opinionin vendor, duke ju dhënë sqarim atyre.

Në emision Ademi, ka thënë se që në fillim e kanë përkrahur opozitën shqiptare sa i përket Ligjit për shtetësi. Ishin vetë opozita shqiptare, koalicioni ASH – AAA të cilët gënjyen qytetarin shqiptar duke thene se janë 70.000 shqiptare pa shtetësi, pastaj thanë se janë 7.000 e pastaj këtë ia mveshën Apasievit.

Ne edhe sot themi se e mbështesin opozitën shqiptare dhe këtë më e kemi qartësuar. Nuk e di përse e komplikojnë kaq shumë dhe e lënë qytetarin shqiptar pa shtetësi. E gjithë kjo rrëmujë po bëhet nga opozita dhe kjo më së miri i konvenon palës tjetër, asaj maqedonase, ka theksuar më tej Ademi.

Që nga viti 2004 janë këto kushte të cilat sot i cek opozita. Të gjitha janë copy-paste me vetëm 3 apo 4 risi, sqaron më tej ai.