Gjatë evenimentit të sotëm në fshatin Opajë të komunës së Likovës, ku të pranishëm ishin kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministra e deputet, kryetari i komunës e shumë të tjerë, ish ministri i Arsimit dhe shkencës e njëherit deputet nga rradhët e BDI-së Arbër Ademi, para të pranishmëve ka folur mbi këto projekte të cilat kanë përmirësuar cilësinë e arsimit dhe jetës së banorëve të komunës së Likovës.

“Me të vërtetë është ditë e veçantë, ditë feste, ditë gëzimi dhe nuk ka si ta fshehim këtë tek më të dashruit tanë pra tek fëmijët, sepse sot na kanë nderuar me prezencën e tyre kreu më i lartë i këtij shteti, vizita e kryetarit Ahmeti, Zëvendëskryeministrit të parë Grubi dhe gjithë kabineti qeveritar”, është shprehur në fjalën e tij, Ademi.

Sipas tij, komuna e Likovës ka ndryshuar dhe ka marrë një pamje krejtësisht tjetër duke u materializuar kështu idealet e Ali Ahmetit.

“Sot lëshojmë në funksion një investim të rëndësishëm dedikuar përmirësimit të cilësisë në end dhe sigurisht ky investim nuk është i fundit, komuna jonë ka ndryshuar dhe ka marrë flet për mosshpërdorimin e besimit të bashkëvendasve tanë por përkundrazi materializim të idealeve e vizioneve të kryetarit Ahmeti dhe bashklëluftëtarëve tjerë të kësaj zone për të pasur jetë më të mirë dhe cilësore të barabartë me të gjitha komunitete tjera e që janë edhe të drejta natyrore”, ka theksuar më tej deputeti Ademi.

Deputeti Ademi më tej ka theksuar se bashkë kanë bërë kushte më të mira për jetesë dhe kushte arsimore për rininë e fshatrave të komunës së Likovës.

“Deri më sot të rinjtë nën qiell të hapur kanë realizuar aktivitete sportive dhe unë bashkë me shumë shokë të gjeneratave para dhe pas meje, kemi zhvilluar aktivitete sportive jashtë, banorët e Opajës, Sllupçanit, Hotlës, Matejçit e shumë fshatrave tjera nuk kanë nevojë për një gjë të tillë sepse Ali Ahmeti bëri të kemi kushte më të mira arsimore dhe infrastrukturore”, ka thënë kështu deputeti Arbër Ademi para të pranishmëve.