Qytetari 55 vjeçar nga Gostivari është paditur nga Prokuroria në lidhje me falsifikimin e parave, të cilat janë përdorur për blerje të naftës.

“Prokuroria themelore publike në Gostivar ka ngritur padi ndaj 55 vjeçarit nga Gostivari për kryerjen e veprës penale – falsifikim të parave nga neni 268 i Kodit Penal”, deklarojnë nga Prokuroria Themelore Publike, duke vlerësuar që ka qenë i vetëdijshëm se nuk janë të vërteta.

Raportohet që ai më 2 dhjetor të vitit të kaluar, në një pompe të benzinës në Gostivar ka future në qarkullim para të falsifikuara përmes 100 eurove.