Sot mbushen plot 100 ditë nga fillimi regjistrimit të diasporës, që filloi më 1 Mars të këtij viti, shkruan Aktuale.mk. Me këtë rast, Ilmi Selami zv/drejtor i entit statistikor,njofton se deri më tani janë regjistruar diç më shumë se 190 mijë persona. Mesatarja i bie që të jemi regjistruar rreth 1900 (një mijë e nëntëqind) persona në ditë!

Selami potencon se kjo nuk do të ishte arritur pa ndihmesën e pashoq të vullnetarëve/bashkëatdhetarëve tanë që i dhanë zemër këtij procesi. “Andaj FALEMINDERIT E MADHE për ta dhe njëherit edhe lutje që të vazhdojnë me kontributin e tyre deri ne fund që t’a kryejmë suksesshëm këtë proces të rëndësishëm.Regjistrimi i Diasporës vazhdon deri më 30 Shtator të këtij viti.Kemi ende kohë për regjistrim por kemi ende edhe shum persona për t’u regjistruar.

Andaj mos pritni ditët e fundit por REGJISTROHUNI që tani! Përmbushni një obligim tuajin sa më herët dhe jepni një kontribut të çmuar kombëtar e qytetar!Qofshi të bekuar Ju dhe familjet tuaja!-thotë Selami.