Dita e Fëmijëve shënohet me 1 qershor në mbarë botën. Por cili është historiku prapa kësaj dite? Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë, që sot të ndihen të lumtur dhe të festojnë me prindërit dhe bashkëmoshatarët e tyre.

 

Kjo ditë nuk është vetëm ditë festive, por njëherësh 1 qershori shërben për të sensibilizuar dhe për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.

Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Në të njëjtën ditë, konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”.

Dy vite më pas festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.